Një video është bërë virale në internet dhe ka shkaktuar shqetësim mes ekspertëve pasi në të shfaqen disa persona që ndjekin një grua lakuriq dhe më pas e vrasin duke e qëlluar me 36 plumba. Sipas BBC-së, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Mozambikun e veriut. Ekspertët kanë argumentuar që me shumë mundësi pamjet e forta janë filmuar në Shtator.

Gruaja nuk është identifikuar nga autoritetet ndërsa dyshohet se ka mbetur prapa pasi nga zona janë larguar civilët e tjerë. BBC ka identifikuar veshjen e personave që kryejnë vrasjen dhe është e njëjtë me atë që përdorin forcat e Mozambikut.

Madje ata dëgjohet të thërrasin: Je nga Al Shabab. Ky është vendi ku qëndrojnë kryengritësit islamikë në këtë shtet dhe sipas autoriteteve kanë lidhje me ISIS-in.

Ushtari që dyshohet se ka shkrepur armën mendohet se është vrarë. Nga ana tjetër qeveria thotë se imazhet janë montazh. Në Mozambik ka një konflikt mes ushtrisë dhe kryengritësve islamikë. Më parë janë bërë publike pamje se si kryengritësit torturojë ushtarët dhe më pas përdorin veshjet e tyre. Dhuna është shtuar në këtë rajon e për pasojë dhjetëra civilë janë larguar nga vendi. /tvklan.al