Bombardimi i teatrit në Mariupol, aty ku besohet se me qindra ukrainas ishin strehuar, është një nga ngjarjet që padyshim nuk do të harrohet asnjëherë.

Zyrtarët ukrainas besojnë se të paktën 300 persona mbetën të vrarë nga bombardimet në këtë vend.

Sky News përcjell fotografi të ushtarëve rusë, të cilët tani patrullojnë në rrënojat e kësaj ndërtese. Imazhet u shkrepën nga vetë ushtria ruse./tvklan.al