Sillet në Tiranë në gjendje të rëndë gruaja e viktimës nga zjarri

Një ushtar i Forcave të Armatosura sapo është çuar i asfiksuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës si pasojë e ndërhyrjes dhe luftës në terren me flaket në fshatin Krinë Njësia Administrative Antigone Bashkia Gjirokastër.

Fillimisht gjendja e Edlir Goxhajt u raportua e rëndë, por tani Klan News mëson se gjendja e ushtarit paraqitet e mirë.

Disa orë më vonë ministri i Mbrojtjes Peleshi dha informacion rreth gjendjes shëndetësore të Edlir Goxhajt. Ai shprehej se ushtari është nën monitorim nga mjekët dhe shprehu mirënjohjen për efektivët e FA.

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve”, shkruan ai.

Ndër të tjera, mësohet se gruaja e të ndjerit Andrea Haxhiaj që humbi jetën pak orë më parë si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zeneli, është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar./tvklan.al