“Defender 21”, ushtrime kundër armëve kimike

Kjo pajisje e ushtrisë amerikane sapo zbuloi vendndodhjen e një mine nën tokë. Në fakt bëhet fjalë vetëm për një simulim, në kuadër të stërvitjes së madhe ushtarake “Defender 21” që u zhvillua të premten në batalionin e luftimeve tokësore në Zall Herr të Tiranës.

“Makina e zbulimit të minave na ndihmon për të shmangur rrezikun që vjen nga prania fizike e ushtarëve në operacion. Kjo është një minë mjaft e rrezikshme, e aftë të dëmtojë jo vetëm ushtarakët, por edhe automjetin”.

Përvoja amerikane me trajnimet më të fundit është përvetësuar nga edhe nga ushtria shqiptare. 

“Pajisjet që ju patë, janë një risi për ushtrinë shqiptare, efektivet tanë dinë të operojnë me ato mjete. Por këto janë gjenerate të re edhe për ushtrinë amerikane ndaj ne jemi në pritje të tyre”.

Reagimi në rast rreziku nga armët kimike dhe biologjike apo mbrojtja e popullsisë civile nga helmimi ishte ushtrimi i radhës për “Defender 21” në Shqipëri. 

“Po punojmë në këtë rast me evakuimin kur ndodh një sulm kimik. Ne e dimë se cili pacient duhet përzgjedhur i pari për dekontaminimin sepse ka nivele të ndryshme helmimi”.

“Nëse efektivet e Forcave të Armatosura bien në kontakt me lëndë toksike ata sillen në këtë zonë për t’u dekontaminuar”

Mjetet e ushtrisë u përdorën edhe për shtrimin e një rrugë e cila do të ndihmojë edhe popullsinë civile të zonës së Zall Herrit.

Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave nga 27 vende partnere.

Tv Klan