Për KFOR-in vazhdon të jetë e vlefshme letra e vitit 2013 që Presidenti Hashim Thaçi kishte ndërguar në NATO, përmes të cilës garantonte se pjesëtarët e FSK nuk do të kalojnë në veri pa informimin paraprak të KFOR-it.

Në një përgjigje për TV Klan, zyra për informim e KFOR-it ka sqaruar se nuk ndikohet nga ligjet për ndryshimin e mandatit të FSK-së. Aktualisht NATO-ja është duke rishikuar nivelin e saj të angazhimit me FSK-në.

Në lidhje me vlefshmërinë e marrëveshjes pas ndryshimit të mandatit të FSK-së, mund të përsëris atë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut të Veriut vazhdimisht kanë thënë se çdo ndryshim në mandatin e FSK-së do të thotë që NATO-ja do të duhet të rishikojë nivelin e angazhimit të saj me FSK-në. Kjo punë po zhvillohet tani në Bruksel. Megjithatë, NATO-ja do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë. KFOR-i vepron nën një mandat të OKB-së dhe nuk do të ndikohet nga ligjet për kalimin e FSK-së

”, thuhet në përgjigje.

Një ditë më parë ministri Mbrojtjes Rrustem Berisha ka thënë për TV Klan se me ndryshimin e mandatit të FSK-së, bëhet e pavlefshme edhe letra e vitit 2013.

Ndërsa për shkuarjen e Ushtrisë së Kosovës në veri Berisha megjithatë ka thënë se çdo veprim do të ndërmerret në bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in.

Tv Klan