Gjeneralët kundër presidentit. Por protestat fillojnë të qetësohen

Ideja e presidentit amerikan Donald Trump për të nxjerr ushtrinë, për të rivendosur rendin, po ngjall reagime shumë të ashpra.

Pas ish-Sekretarit për Mbrojtjen, James Mattis një tjetër anëtar nga administrata e presidentit Barack Obama ka dënuar kërcënimet e Trump për të përdorur ushtrinë ndaj protestuesve.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Martin Dempsey, në një intervistë për një emision radiofonik është shprehur se kjo ide e Trump është mjaft e rrezikshme dhe shqetësuese.

Martin, sikurse edhe James Mattis, kanë deklaruar se nëse ushtria del në rrugë amerikanët do të përçahen gjithnjë e më shumë.

Ndërkaq situata nga protestat ka filluar të qetësohet disi. Në disa qytete, protestuar kanë qenë paqësore, duke mbajtur pankarta në duar me sloganin “Duam drejtësi”, “Poshtë racizmi”.

Kreu i SHBA-ve dhe disa prej zyrtarëve të lartë të administratës së tij akuzojnë të majtën radikale dhe se pas tyre fshihet George Soros, i cili po nxit dhunën në mënyrë që Trump të mos fitojë presidencialet e Nëntorit.

Nga ana tjetër disa guvernatorë demokratë kanë deklaruar se pas këtyre protestave fshihen grupet e ekstremit të djathtë. Sipas tyre, mediat sociale po luajnë një rol të fuqishëm duke bërë që këto grupe të krijojnë kaos në të gjithë Amerikën.

Protestat në SHBA nisën pasi George Floyd humbi jetën teksa një oficer i mbante gjurin në fyt. Ishte si fillim lëvizja “Black Lives Matter”, e cila nëpërmjet postimeve në Facebook bënte thirrje që të njerëzit të dilnin në rrugë për t’i dhënë fund abuzimit policor dhe racizmit.

Pikërisht këta aktivistë nga kjo lëvizje organizuan protesta edhe për vrasjen e të riut Eric Garner, i cili pati të njëjtin fat si Floyd teksa u dhunua për vdekje nga policët në 2014. 

Klan Plus