Ushtria në kufijtë e Maqedonisë së Veriut

Ushtria në kufijtë e Maqedonisë së Veriut

12:50 22/03/2020

Duke filluar nga dita e sotme po vërehet prani e shtuar e ushtrisë maqedonase me patrullime të përbashkëta në kufi me Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë, Serbinë dhe Greqinë.

“Përveç forcimit dhe mbështetjes në pikat kufitare, një pjesë e armatës do të kyçet në patrullime të kombinuara të përbashkëta me policët në sigurimin e disa objekteve me rëndësi vitale për shtetin si dhe komunikime hyrëse-dalëse, megjithatë në koordinim me qeverinë. Forcat e Armatosura kanë kapacitet dhe do të ndihmojnë për gjithçka që ka nevojë në luftën kundër koronavirusit”, tha Gjenerali Vasko Gjurçinovski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut u ka ofruar 10 Euro për një shtrat në ditë hoteleve që kanë më shumë se 50 shtretër për formimin e karantinës shtetërore për popullatën, me qëllim të përballjes me koronavirus.

Hotelet që do t’i vënë në dispozicion objektet e tyre duhet të sigurojnë tre vakte në ditë për secilin qytetar që do të përdorë shtrat, si dhe mirëmbajtjen e higjienës në hotel.

Deri tani në këtë shtet janë dhënë 37 dënime për mosrespektimin e masave që arrijnë në vlerën e 81 mijë Eurove. Pjesa më e madhe e kërkesave të prokurorive, kanë të bëjnë me shkeljen e masës së izolimit, ndërsa katër janë për pronarë të restoranteve dhe kafeneve që nuk i kanë mbyllur lokalet e tyre, me një gjobë maksimale 4500 Euro.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi