bashaHetimin parlamentar mbi përdorimin e aseteve ushtarake për trafik droge, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron një fitore të opozitarizmit. Denoncimet e opozitës, tha ai në një konferencë për shtyp, kanë patur si qëllim të vetëm transparencën, përballë shqetësimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve se krimi ka kapur shtetin. Dhe ky shqetësim, sipas tij, tashmë është bërë mëse i qartë me publikimin e dokumentit që Shërbimi Informativ Shtetëror i dërgonte Ministrisë së Mbrojtjes, ku e vinte në dijeni për përdorimin e pistës së bazës ushtarake të Gjadrit nga avione që dyshohej se trafikonin droge.

Kryetari i opozitës tha gjithashtu ndryshimet në ligjin për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, demaskuan strategjinë e Ramës dhe Metës për të uzurpuar kompetencat e presidentit, të cilat i janë dhënë kreut të shtetit nga vetë e majta.

Basha paralajmëroi se kapja e institucioneve dhe rendja drejt reformës territoriale pa opozitën, do ta vërë dyshen Rama – Meta përballë popullit.