Ushtria ruse, gati për zbarkim në Mariupol





Ushtria ruse, gati për zbarkim në Mariupol

17:48 17/04/2022

Zelenski, thirrje ukrainasve: Përgatituni për sulm bërthamor

Trupat tokësore ruse janë në prag të zbarkimit për marrjen e kontrollit të plotë të Mariupolit. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi dështimin e një ultimatumi në 6 të mëngjesit të kësaj të diele, për dorëzimin e 400 ushtarëve ukrainas të rrethuar nga rusët në uzinën metalurgjike Azovstal. Kievi duket se ka refuzuar ultimatumin rus. Ministria ruse e mbrojtjes tha se veç kompleksit industrial, pjesa tjetër e urbane e qytetit të rëndësishëm jugor është spastruar nga trupat ukrainase.

Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të pjesëtarëve të stafit të kryqëzorit Maskva, të fundosur në ujërat e Detit të Zi, të cilët Moska thotë se janë shpëtuar. Sipas Kievit, ata humbën jetën nga goditjet e predhave, por  nuk përjashtohet mundësia që pamjet e publikuara të jenë të vjetra.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u bëri thirrje ukrainasve të bëhen gati për sulme bërthamore nga Rusia, duke ndërtuar vendstrehime për mbrojtjen bërthamore. Sipas tij, Moska, edhe pse po pëson humbje të mëdha, kërkon të dalë me fitore nga sulmi në Ukrainë edhe me çmimin e pasojave katastrofike.

Në Borodjanka u zbuluan 41 trupa të tjerë në varre masive këtë të dielë. Bombardimet ruse kanë vijuar në disa qyteza të rajonit të Kievit edhe këtë të Dielë.

Tv Klan













Të ngjashme