Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse do të vazhdojnë të godasin objektet e transportit në mënyrë që të pengojnë qarkullimin e mallrave në vend.

Po ashtu, ushtria ukrainase ka paralajmëruar se forcat ruse mund të kryejnë “veprime provokuese” në rajonin e Transnistria të shtetit separatist të Moldavisë, në mënyrë që të akuzojnë Ukrainën për agresion ndaj një shteti fqinj.

Ndërkohë, trupat ruse vazhdojnë të kenë një bllokadë të pjesshme në Kharkiv, me bombardimet që vazhdojnë në disa pjesë të qytetit.

Në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë uzinën Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha të hekurit dhe çelikut në vend.

Në 24 orët e fundit, forcat ukrainase kanë zmbrapsur katër sulme të armikut në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Ata kanë shkatërruar gjithashtu pesë tanke, tetë njësi të blinduara, gjashtë automjete dhe tetë sisteme artilerie të armikut./tvklan.al