Forcat ruse kanë “shtuar prezencën ajrore mbi qiellin e Ukrainës” në 24 orët e fundit, thotë ushtria e Ukrainës.

Përveç përdorimit të shumë mjeteve ajrore pa pilot, armiku përdor bombardues, avionë luftarakë, raketa të kontrolluara dhe balistike në drejtime të ndryshme”, tha në një deklaratë Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Në reagim thuhet po ashtu se të hënën Ukraina shkatërroi një avion rus, dy helikopterë dhe gjashtë dronë./tvklan.al