Ushtria vret 100 protestues në Birmani



Ushtria vret 100 protestues në Birmani

20:20 28/03/2021

Ndërkombëtarët dënojnë vrasjet masive

Këto pamje faktojnë masakrat me armë të ushtrisë së Birmanisë kundër civilëve të paarmatosur, protestuesve që kundërshtojnë sundimin e Juntës. 24-orëshi i fundit ka qenë më i përgjakshmi i rreth dy muajve protesta. Rreth 100 civilë u vranë nga përleshjet brenda 1 dite.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vrasjet ishin të tmerrshme. Sekretari Antony Blinken akuzoi ushtrinë se po masakron popullin të cilin duhet ta mbrojë, për t’i shërbyer një grushti njerëzish.

Uashingtoni, Londra, Seuli e Tokio janë mes firmëtarëve të një deklarate të Kombeve të Bashkuara që dënojnë vrasjet masive të protestuesve.  Vetëm Moska e Pekini nuk janë shprehur për këtë ngjarje.

Pak ditë më parë, zv/ministri rus i Mbrojtjes vizitoi vendin dhe i tha kreut të juntës ushtarake të Birmanisë së Moska kërkonte thellimin e bashkëpunimit ushtarak.

Të Shtunën, ushtria organizoi një paradë në përkujtim të ditës së forcave të armatosura. Nga 1 Shkurti kur Junta rrëzoi kryeministren Aung San Suu Kyi, ushtria ka vrarë të paktën 400 civilë.

Tv Klan







Të ngjashme