64-vjeçari Gjok Gjergji është arrestuar 2 ditë pasi u shpall në kërkim pas denoncimit nga bashkëshortja e tij se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur atë për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në Kurbin, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që 64-vjeçari i mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al