Për herë të parë në këtë sezon të NBA, kemi dy skuadra me pikë të barabarta në krye të Konferencës e Perëndimit. Phoenix Suns barazoi Utah Jazz, që mundi 134-118 Cleveland Cavaliers pas kohës shtesë, me Booker që realizoi 31 pikë. Utah Jazz kishte marrë kreun që në fillim të Janarit. Në Lindje, Milëaukee Bucks fiton duelin e kreut ndaj Brooklyn Nets, duke triumfuar 124-118, ndeshje ku diferencën e bëri Giannis Antetokounmpo, autor i 36 pikëve e 12 rebound.

Ai u mbështet edhe nga Middleton e Holiday, me nga 23 pikë secili. Për Nets, Irving realizoi 38 pikë e Durant 32, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Në këtë konferencë kryeson Philadelphia, Nets të dytët dhe Bucks të tretët, shumë afër.

Fiton edhe skuadra e Los Angeles Clippers, që mundi 105-102 Toronto Raptors, duke ngjitur kalifornianët në vendin e tretë në Perëndim. Morris e George realizuan nga 22 pikë secili, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e VanVleet për kanadezët.

Tjetër humbje për Golden State, që u mund 108-103 nga New Orleans Pelicans. Curry realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Pelicans u dallua Lonzo Ball me 33 pikë. Warriors rrezikojnë të mbeten jashtë zonës play-off.

Klan News