Pamje nga Uzina Traktori brenda dhe jashtë, pamje nga inagurimi i traktorit të parë shqiptar. Pamje nga repartet e ndryshme, kovacane, sharrës, pamje të ambienteve të zëna nga familjarë.

 

Ka disa kohë që Uzina Traktori në periferi të Tiranës nuk e ka lavdinë dhe emrin e dikurshëm, pasi ajo ishte një ndër veprat kryesore në vend ku punonin me mijëra punëtore. Sot punojnë vetëm 100 punëtore që riparojnë pjesë të ndryshme ndërrimi. Kryetari i sindikatës së uzinës thotë se kushtet e punës janë të rënda dhe pagat e punonjësve nuk i kalojnë 50 mije lekë të vjetra. Ai thotë se asnjëherë nuk ka ardhur ndonjë ministër të shohë kushtet e punës dhe tani duan t’a privatizojnë. Pjesa më e madhe e ndërtesës është zënë nga qytetarë të ndryshëm.

Gazetar: Eduart Frangaj