Transferohet për thuajse 2 milionë Euro nga Lokomotiva Zagreb

Myrto Uzuni është zyrtarizuar si përforcim i Ferencvaros prej sezonit të ardhshëm. Sulmuesi shqiptar firmosi 4 vite me skuadrën e njohur hungareze dhe do t’i bashkohet pas finales së Kupës së Kroacisë që do të luhet më 1 Gusht.

25-vjeçari ndryshoi kampionat pas 2 sezoneve shumë të mira me Lokomotiva Zagreb, ku shënoi 20 gola dhe 15 asiste në 66 ndeshje zyrtare. Skuadra kampione e Hungarisë shpenzoi thuajse 2 milionë Euro për transferimin e Uzunit.

Në kampionatin hungarez aktivizohet edhe një tjetër futbollist i Kombëtares, Naser Aliji me Honved. Mes tyre do të jetë një derbi, pasi luajnë të dy në ekipe të Budapestit.

Tv Klan