Uzuni i jep fitoren Granadës


Uzuni i jep fitoren Granadës

23:35 03/12/2022

Shënon 2 gola dhe jep asist

Myrto Uzuni ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 3 – 1 të Granada me Deportivo Alaves në javën e 18 të Segunda Division.

Një sukes me vlerë falë futbollistit shqiptar ndaj ekipit që kryeson renditjen në ligën e dytë të Spanjës. Pasi pësoi gol Granada në minutën e 11’ ishte Uzuni i cili barazoi shifrat në mesin e pjesës së parë, ndërsa në të 31’ e kaloi në avantazh.

Në pjesën e dytë Myrto Uzuni dha një pasim perfekt për Jorge Molina, i cili e pati të lehtë të dërgonte topin në portën kundërshtare. Uzuni është shënuesi më i mirë i kampionatit me 10 gola.

Alaves luajti me një futbollist më pak prej minutës së 34’, pasi Xeber Alkain u ndëshkua me karton të kuq. Synimi i Granada është rikthimi në La Liga.

Tv Klan









Të ngjashme