Mario Uzuni nuk e kishte fatin me vete të mërkurën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka humbur një penallti gjatë ndeshjes së Champions League që skuadra e tij Ferencvarosh luajti në Zvicër kundër Jang Bojs. Uzuni në minutën e 27-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, ia doli të mashtrojë portierin nga pika e bardhë, por topi u ndal në shtyllë. Pas penalltisë një shok i skuadrës së sulmuesit shqiptar e dërgoi topin në rrjetë për Ferencvarosh, por u sinjalizua për pozicion të parregullt pasi kishte hyrë në zonë në momentin e gjuajtjes së Uzunit.

Ndeshja ka përfunduar me fitoren 3-2 të zviceranëve dhe tani kualifikimi për të përcaktuar skuadrën që do të arrijë grupet e Champions League do të vendoset në ndeshjen e kthimit Budapest.

Ndërkohë në takimet e tjera, në një nga sfidat më të forta të play off të Champions League, Benfika fitoi 2-1 ndaj PSV-së, ndërsa Malmo mundi me rezultatin e pastër 2-0 Ludogorets.

Klan News