Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni duket se ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Menaxheri i futbollistit, Franci Bode ka folur për interesimin e madh të klubeve evropiane për sulmuesin shqiptar.

Uzuni po shfaq një formë fantastike, në këtë sezon me fanellën e Ferencvaros dhe paraqitja e tij  nuk ka kaluar  pa u vëzhguar.

Për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare kanë shfaqur interes  disa prej kampionateve më të mira europiane. 

Menaxheri i Uzunit ka konfirmuar se klube të Premier League si dhe Bundesligës e kanë kontaktuar duke shprehur interesim për futbollistin shqiptar.

Ndërkohë Uzuni ka shënuar rregullisht me Ferencvaros në javët e fundit duke udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion në Hungari.

Klan News