Zbulimi i kombëtares, Myrto Uzuni, beson tek fitorja me Skocinë nëse bëhet e njëjta lojë ashtu si me Izraelin.

Myrto Uzuni, futbollist : 

Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë jam i bindur se do të fitojmë. Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen. Kjo është gjëja më e bukur.

Mbrojtësi Frederik Veseli është i bindur për formën e mirë të skuadrës e cila sipas tij do të reflektohet në ndeshjen ndaj Skocisë.

Frederic Veseli, futbollist :

Në këtë moment meritojmë më shumë se vendi 3-të në grup. Kemi shumë dëshirë të shkojmë edhe njëherë në Europian. Besoj se shpirti i grupit na mban bashkë. Kemi edhe disa të rinj që janë të mirë. Nuk do të ndryshoj gjithçka. Duhet ta studiojmë kundërshtarin. Ne duhet të ndjekim direktivat e trajnerit. Mund të konfirmoj se jemi gati për të punuar fort për të luajtur sa më mirë.

Kombëtarja ka humbur një tjetër lojtar. Ermir Lenjani nuk do të jetë i gatshëm për Skocinë pasi nuk rikuperoi nga një dëmtim teksa edhe Eros Grezda është në dyshim. Sulmuesi e ka zhvilluar stërvitjen i diferencuar nga grupi.

Tv Klan