Sulmuesi kuqezi dha dy asistet në dy golat e parë të Ferencvaros në fitoren 1-3 ndaj Zalgiris

Sulmuesi i Shqipërisë Myrto Uzuni vazhdon që të lërë shenjën e tij në Evropë për skuadrën e Ferencvaros-it. Futbollisti 26-vjeçar ishte protagonist edhe në takimin e dytë të raundit të dytë kualifikues, në Ligën e Kampioneve kundër Zalgiris.

Uzuni dha asistet për dy golat e parë për skuadrën e tij, që fitoi në transfertë me rezultatin 1-3 ndaj lituanezëve. Në takimin e parë në shtëpi, Uzuni realizoi një gol në fitoren 2-0.

Ferencvaros kaloi në avantazh në minutën e 44 dhe pastaj në pjesën e dytë në minutën e 72, falë Kabir. Zalgiris shkurtoi rezultatin në minutën e tretë shtesë, por gëzimi zgjati vetëm pak sekonda, pasi miqtë realizuan golin e tretë me  Mak.

Rivali i radhës i Uzunit dhe shokëve të tij do të jetë skuadra çeke e Slavias së Pragës në raundin e tretë kualifikues të Champions.

Klan News