Ferencvaros fiton falë sulmuesit shqiptar

Myrto Uzuni ishte pika kyçe e Ferencvaros në fitoren e arritur të dielën në kampionat. Sulmuesi shqiptar dha 2 pasime për shokët e ekipit dhe në fund realizoi golin që vulosi suksesin 3 – 0  ndaj Mezokovesd.

Uzuni shënoi për herë të parë në kampionatin hungarez, pasi deri më tani kishte spikatur në kupat e Europës.

Ferencvaros udhëheq klasifikimin me 20 pikë pas 8 ndeshjeve të zhvilluara. Një paraqitje e mirë edhe për Armando Broja te Vitesse.

Sulmuesi shqiptar edhe pse nuk shënoi në suksesin 3 – 1 ndaj Emmen, fitoi penalltinë që zhbllokoi rezultatin.

Vitesse ka një ecuri të jashtëzakonshme këtë sezon, pasi renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Ajax kryesues.

Tv Klan