Gola kuqezi në Itali e Turqi, Ndoj e Bajrami në formacionin e javës

Myrto Uzuni vazhdon të shënojë në kampionatin hungarez me Ferencvarosh. Sulmuesi i Kombëtares gjeti përsëri rrjetën në fitoren 5-2 e ekipit të tij kundër Paks, duke përmirësuar statistikat e tij personale.

Por nëse nuk gjeti rrjetën me aksion, ai e shënoi golin nëpërmjet një goditje nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 49 për 2-0 në favor Ferencvarosh, që duket se do të shpallet kampion që në prill.

Ky ishte goli i 9 për Uzunin në këtë kampionat, duke u barazuar me të njëjtin numër golash me Laçin në sezonin 2017-2018 dhe me Lokomotiv Zagreb në sezonin 2019-2020.

Sulmuesi kuqezi tashmë ka shansin të superojë veten. Gol shënoi edhe Endri Çekiçi në kampionatin turk. Mesfushori i Kombëtares ishte një nga shënuesit në fitoren 3-0 të Ankaragyxhy ndaj Gëztepe. Mesfushori me tipare sulmuese vulosi suksesin me golin e tij në minutën e 63.

Ky ishte goli i dytë për futbollistin shqiptar në këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën e tij të mbijetojë në elitën e futbollit turk.

Paraqitje shumë të mirë bëri edhe Elseid Hysaj me Napolin në fitoren 1-0 që mori në “San Siro” ndaj Milanit. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua titullar për 90 minuta të plota, duke u vlerësuar me notën 6.5 nga Eurosport.

Ndërkaq, në Seria B italiane, Emanuele Ndoj i kombëtares shqiptare u aktivizua si zëvendësues ndaj Frosinono dhe 30 minuta më pas shënoi golin e fitores për Breshian, duke i mbajtur afër zonës play-off. Te Empoli shkëlqeu lojtari tjetër me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami.

Paraqitje që ra në sy të ekspertëve, me dy futbollistet që u zgjodhën në formacionin e javës në nivelin e dytë të futbollit në Itali.

Klan News