Muçolli i Shpresave, dopietë në Danimarkë

Myrto Uzuni sërish protagonist të Ferencvaros. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi në barazimin 3-3 të skuadrës së tij në fushën e Molde. Pas golit të parë të ekipit të tij, ai i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes vendase dhe me kokë duke qenë me shpinë nga porta e dërgoi topin në cepin më të largët. Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme, aty ku Myrto Uzuni i ka objektivat e qartë.

“Ishte një paraqitje e mirë, Do të analizojmë këtë ndeshje, çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë gabim. Do të shohim me kujdes që të përmirësohemi dhe shpresoj që të fitojmë në ndeshjen e kthimit në Budapest”.

Ky ishte goli i dytë për Uzunin me fanellën e Ferencvaros në Champions League. Uzuni u transferua te kampionët e Hungarisë gjatë këtij sesioni merkatoje nga Lokomotiva e Zagrebit, duke gjetur menjëherë ritmin dhe duke qenë vendimtar me golat e tij. Në Danimarkë futbollisti i kombëtares U-21, Arbnor Muçolli shkëlqeu me dopietë në fitoren e Vejle, duke u bërë pjesë edhe e formacionit të javës në elitën e futbollit danez.

Tv Klan