Shkëlqeu në dy ndeshjet e fundit të kombëtares dhe u konsiderua si qershia mbi tortë, apo si e vetmja gjë e bukur e përfaqësueses në dy humbje radhazi. Myrto Uzuni po mban lart ritmin edhe në kampionatin kroat. Një ditë më parë ai realizoi një nga dy golat e fitores së Lokomotivës së Zagrebit me Hajdukun e Splitit.

Ritmi i lojës së tij, përballja dhe zgjidhja e situatës në finalizimin e aksionit janë disa prej talenteve të tij që i kanë dhënë vendin e titullarit në 5 ndeshje në kampionat. 23-vjeçari është një prej lojtarëve të grumbulluar në kombëtare pasi shkëlqeu me Laçin në edicionin e fundit të Europa League.

Tv Klan