Ferencvaros siguroi matematikisht titullin

Myrto Uzuni u shpall kampion i Hungarisë me Ferencvaros duke siguruar matematikisht trofeun. Triumfi 3 – 0 ndaj Ujpest vendosi diferencën e mjaftueshme me vendin e dytë për të festuar për herë të 32 titullin.

Uzuni ishte autor i 2 golave në këtë takim, njëri prej tyre me 11-metërsh. Sulmuesi shqiptar ishte një pikë kyçe e Ferencvaros në këtë sukses ku deri më tani ka shënuar 12 gola vetëm në kampionat dhe mes më rezultativëve në këtë ligë.

Një arritje e madhe për Myrto Uzunin që u transferua verën e kaluar në ekipin e njohur nga Budapesti, duke firmosur deri në 30 qershor të 2024. Uzuni la shenjë edhe në Champions League ku i shënoi edhe Juventus në Torino.

Tv Klan