Sahiti protagonist me Sibenik në Kroaci

Myrto Uzuni nuk po i ndahet golit në kampionatin hungarez. Sulmuesi i Kombëtares realizoi për javën e tretë radhazi më fanellën e Ferencvaros. Uzuni shënoi golin e barazimit 1 – 1 në takimin me Kisvarda.

Ai shfrytëzoi një krosim brenda zonës minutën 59’, duke shmangur humbjen e Ferencvaros që kryeson kampionatin në kuotën e 43 pikëve pas 18 takimesh. Në formë u paraqit edhe Emir Sahiti në kampionatin kroat.

Sulmuesi shqiptar ishte lojtari kyç në fitoren 2 – 1 të Sibenik në fushën e Dinamo Zagreb, skuadra që kryeson renditjen. Sahiti realizoi gol në minutën e 13’ dhe ndihmoi Juriç të shënonte në pjesën e dytë.

Tv Klan