Mjekët kanë ngritur alarmin mbi  një trend të ri Tik Tok-u që inkurajon vajzat dhe gratë të përdorin sekrecionet vaginale si parfum.

“Vabbing” është një teknikë që konsiston në shpërndarjen e lëngut vaginal pas veshëve, në kyçet  e duarve dhe qafë, një video që u publikua nga Mandy Lee, një përdoruese Tik Tok-u dhe ka mbi 1.5 milionë shikime.

Nëse bëni vab, do tërhiqni njerëz, ndoshta një njohje, diçka kalimtare ose pije falas gjithë natën”,  thotë ajo në videon tashmë të fshirë nga platforma sociale. “Nuk ka nevojë që sapo të keni dalë nga duhi, por thjesht të jeni të pastra. Tregoni kujdes dhe funksionon”, thotë vajza.

Një tjetër modele nga OnlyFans ka postuar një video ku tregon ‘sekretet’ e teknikës dhe si të kryhet në mënyrë supozimisht higjienike. Ajo këshillon një dush më parë, pastaj larjen e duarve. Nëse frekuentoni palestrën, fshini pajisjet para dhe pas përdorimit, mos lejoni të tjerët të prekin zonat ku ju sapo keni aplikuar teknikën, janë disa prej këshillave.

Ajo thekson se në rastet e infeksioneve dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, duhet shmangur tërësisht si edhe gjatë ciklit menstrual. Më tej shton se në rastet kur aroma është e çuditshme, është sinjal për t’u vizituar te mjeku.

Supozohet që kjo teknikë të rrisë shanset e tërheqjes së meshkujve, me shpërndarjen e feromoneve ose kimikateve që trupi prodhon për të ndjellë partnerin në disa kafshë.

Mjekët thonë se nuk ka mjaftueshëm studime që kjo të funksionojë njësoj me njerëzit dhe gjithashtu trendi rrit ekspozimin ndaj infeksioneve vaginale, si kërpudhat apo edhe probleme me pjellorinë.

Bakteret në gishtërinj mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të legenitpasi shpërndahen nga qafa e mitrës drejt organeve. Kjo sjell dëmtimin e tubave të Falopit duke i vështirësuar vezës së pllenuar mbërritjen në mitër.

Sipas shkencës, ende nuk është kontrolluar prania e feromoneve në sekrecionet vaginale. Metoda konsiderohet tërësisht e panevojshme për të ndjellë një partner potencial./tvklan.al