Vaçe Zela është padyshim ikona e muzikës shqiptare, e cila mbetet e pashlyer nga memoria artistike e këtij vendi. Në 26 Dhjetor të vitit, Vaçe Zela spikati me këngën “Fëmija i parë” në Festivalin e Parë të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Për një periudhë 30- vjeçare, ajo ka dominuar muzikën shqiptare dhe konsiderohet si zëri i dashurisë.

Për të folur për të në emisionin “Opinion” ishin të ftuar drejtor i Operas dhe Baletit Zhani Ciko, prezantues i Festivalit të 11 në RTSH Bujar Kapexhiu, prezantuesi dhe producenti Ardit Gjebrea, skenaristi dhe gazetari Pandi Laço, prezantuesja Alketa Vejsiu, këngëtarja Anjeza Shahini./tvklan.al