Autoritetet dhe mediat e huaja kanë publikuar foto nga ato se çfarë u gjet në dhomën e hotelit në New York, ditën e arrestimit të Sean “Diddy” Combs.

Nga pamjet filmike të marra nga hoteli “Park Hyatt”, zbulohet se autoritetet gjetën shishe me vaj bebe, lubrifikantë, një çantë me rreth 9 mijë dollarë kesh, 2 qese të tejdukshme me ketaminë rozë dhe MDMA.

Në dhomën e hotelit ku qëndroi Diddy u gjetën gjithashtu edhe shishe recete klonazepam me emrin “Frank Black”, ky ishte dhe në fakt pseudonimi që Sean “Diddy” Combs përdorte shpesh.

Reperi 55 vjeç, u arrestua më 16 Shtator 2024, pasi u akuzua për një sërë krimesh, të cilat përfshijnë shantazh, përdhunim dhe përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Në Nëntor të viti 2023 ish-e dashura e tij Cassie, akuzoi Sean “Diddy” Combs se kishte abuzuar seksualisht dhe e kishte dhunuar fizikisht atë gjatë marrëdhënies së tyre, e cila ka zgjatur me disa ndërprerje që nga viti 2007 e deri në vitin 2018. Në atë kohë reperi mohoi të gjitha akuzat dhe pretendimet nga ish-e dashura e tij.

Por ishin disa pamje nga hoteli të vitit 2016, që u publikuan në CNN që treguan “Diddy-n” teksa dhunonte dhe tërhiqte zvarrë Cassie. Pas publikimit të videos reperi kërkoj falje, ku u shpreh: “Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia në atë video. Isha i neveritur atëherë kur e bëra. Jam i neveritur tani… Nuk po kërkoj falje. Më vjen vërtet keq.”

Isha e dashura e tij Cassie ishte një prej shumë dëshmitarëve që dhanë deklaratat e tyre shokuese në gjyqin e “Diddy” që u mbaj më 5 Maj./tvklan.al