Vaji i ullirit njihet si një nga vajrat më të mirë natyrorë dhe gjithmonë është vlerësuar për vetitë e tij të mrekullueshme. Ai konsiderohet si një vaj i shëndetshëm  për gatim.

Gjithashtu vaji i ullirit ka përfitime të mëdha për lëkurën dhe flokët. Mund të duket e habitshme, por vaji i ullirit mund të çojë në rritjen e flokëve.

Vaji i ullirit është një burim shumë i mirë i antioksidantëve dhe ndihmon në forcimin e tyre.

Masazhimi i flokëve dhe kokës me vaj ulliri përmirëson rrjedhën e gjakut në gjëndrat e flokëve. Kjo bën të mundur që rrënja e flokëve të forcohet duke rritur trashësinë e flokëve dhe duke dyfishuar kështu rritjen e tyre.

Gjithashtu ai është i shkëlqyeshëm për hidratimin e kokës dhe parandalon zbokthin, i cili është shkaku kryesor i rënies së flokëve.

Si të përdorni vajin e ullirit për rritjen e flokëve

Mënyra më e mirë për të aplikuar vajin e ullirit në flokë është masazhimi i butë i saj në lëkurën e kokës, pasi është mënyra më e thjeshtë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në kokë.

Nëse i keni dëmtuar flokët si pasojë e lyerjes dhe trajtimeve të herë pas hershme, atëherë vaji i ullirit mund të jetë zgjidhja juaj. Aplikojeni atë në skajet e flokëve, kjo do të ndihmojë në rigjenerimin e tyre. /tvklan.al