Sot në emisionin “ Shije Shtëpie në Tv Klan” ishte e ftuar nutricionistja Diola Dosti e cila foli mbi përdorimet e vajrave të shëndetshëm për ne. Ndryshe këto quhen “Vajra Elektrikë” sepse janë jetësorë për mirëfunksionimin e trurit tonë, furnizimin e tij me energji dhe për lëkurë elastike. 

Vaji i avokados

Diola Dosti: Vaji i avokados është një vaj shumë i shëndetshëm, mbi të gjitha për shëndetin e zemrës. Është i pasur me Omega 3, me vitaminën E, është shumë i shëndetshëm sidomos për personat që kanë probleme me memorien ose me mëlçinë e dhjamosur. Vaji i avokados është i rëndësishëm për të na zbukuruar ne nga brenda sepse nëse ne zbukurohemi nga brenda zbukurohemi edhe jashtë. Na ndihmon që të kemi një elasticitet më të mirë të lëkurës. Kjo do të thotë që mund të lyejmë edhe lëkurën me të.

Vaji i susamit

Diola Dosti: Vaji i susamit është një vaj shumë i shëndetshëm mbi të gjitha për shëndetin e kockave sepse ka një prezencë shumë të lartë të kalciumit.

Vaji i kokosit i pagatuar

Diola Dosti: Vajin e kokosit të pagatuar, ka shumë funksione mbi të gjitha mbi gjwndrën tiroide. Madje unë kam pasur raste nga pacientët që marrin nga unë plane nutricionale që shkruajnë. E kam rekomanduar vajin e kokosit 2 lugë gjelle në ditë për ata që kanë probleme me tiroidet dhe kanë parë një përmirësim të situatës apo të problematikës me hipotiroidizmin, kur gjwndra tiroide nuk prodhon aq jod sa ç’duhet. Është shumë i mirë për shëndetin e stomakut. Mund të bëjmë maskë flokësh dhe mund të lyejmë fytyrën më të.

Vaji i ullirit

Diola Dosti: Vaji i ullirit është fantastik në çdo dimension. Është vërtet shumë i mirë i pasur me vitaminën E, Omega 3. Vaji i ullirit ka qenë sekreti i bukurisë së Sofia Loren.

Vaji i farave të rrushit

Diola Dosti: Vaji i farave të rrushit, njihet ndryshe si një vaj kundra rrudhave edhe është ai që ka molekulën e jetëgjatësisë. Për shëndetin e zemrës është shumë i mirë, për sistemin e qarkullimit të gjakut por edhe për vendosjen dhe aplikimin në lëkurë. Kjo është arsyeja dhe pse shumë kremra kohët e fundit kanë dalë me prezencën e farave të rrushit sepse është një antirrudhë fantastik.

Vaji i kërpit

Diola Dosti: Vaji i kërpit përdoret për fëmijët që vuajnë nga çrregullime të spektrit të  autizmit. Është shumë i rekomandueshëm sepse është shumë i pasur me acide yndyrore. Përdoret dhe për ata që kanë probleme me Alzhaimer. Zakonisht emëruesi i përbashkët i këtyre yndyrnave, i këtyre vajrave janë acidet yndyrore të larta të cilat furnizojnë trurin./tvklan.al