Të shoqëruar nga muzika e paradës së Krishtlindjeve e tërësisht të papërgatitur për çfarë ndodhi pak sekonda më vonë,kështu duken njerëzit e tragjedisë të së hënës në Wisconsin, SHBA.

Një xhirim i çjerrë gomash makine, kjo e fundit në ngjyrë të kuqe, ndjell një ndjesi ogurzezë në ajër dhe sulet përpara duke marrë përpara trupa të pafajshëm e të pambrojtur. Ajo që deri disa momente më parë ishte një paradë, u shndërrua shpejt në ulërima, klithje, vrap të rrëmbyer e të çorientuar, ndërsa makina u zhduk nga vendngjarja.

Turma e shkëputi formacionin e saj të organizuar mes kaosit dhe tmerrit  duke u drejtuar për te ata fatkeqë që u gjendën në vendin e gabuar. Mjaftoi një i çmendur dhe i papërgjegjshëm për të ndryshuar gjithçka dhe ajo që duhej të ishte një ditë e gëzueshme, me muzikë nga periudha më e lumtur e vitit, u kthye shpejt në një funebër morti, vajtimesh dhe piskamash të dhimbshme.

Një person ia doli për të shkaktuar vdekjen e 5 njerëzve dhe plagosjen e të paktën 40 të tjerëve, në një fraksion sekondi./tvklan.al