Një grua dhe partneri i saj janë arrestuar pasi foshnjes së tyre iu zbulua sasi e lartë kokaine në gjak. Pasi policia zhvilloi një aksion në shtëpinë e tyre gjeti një sasi kokaine të shpërndarë nëpër tavolinë.

Doktorët shprehen se fëmija, vetëm 10-muajshe, kishte marrë kokainë përmes qumështit të nënës. Ajo është në gjendje të rënë në spital pasi. E ëma e saj, një 30-vjeçare dhe partneri i saj një 38-vjeçar u arrestuan menjëherë.

Ishin vetë prindërit që dërguan vajzën në një qendër spitalore në një qytet pranë Buenos Aires në Argjentinë. Kur arriti në spital, vajza ishte në gjendje kritike për jetën.

Sipas doktorëve gjendja ishte shkaktuar nga kokaina. Nëna pretendoi se vajza ishte duke luajtur me disa ilaçe që i përkisnin të atit, i cili së fundmi kishte kryer një operacion në këmbë.

Autoritetet gjetën në banesën e tyre 70 gramë kokainë./tvklan.al