Një vajzë vetëm 10 vjeç e cila ka kërcënuar të ëmën me një çekiç, nuk i është bindur as policëve kur kanë mbërritur në shtëpinë e tyre. Policia i ka kërkuar asaj që të hedhë armën, por ajo nuk ka pranuar, kështu ata u detyruan ta qwllonin mw armw elektroshok, 50,000 volt, ka raportuar The Sun.

Sipas raporteve, policia u përball me vajzën që mbante një armë dhe ishte në një gjendje jashtëzakonisht të trazuar. Një prej oficerëve i kërkoi vajzës të hedhin armën, por kur ajo nuk u bind, u përdor një elektroshok ndaj saj.

10-vjeçarja nuk u lëndua dhe nuk është e qartë nëse u arrestua. Besohet se është personi më i ri në Britaninë e Madhe që është përdorur mbi të një elektroshok.

Ish-shefi i detektivit të policisë Met Mick Neville tha se përdorimi i një arme shoku për dikë në këtë moshë ishte jashtëzakonisht e rrallë dhe shqetësuese.

Përdorimi i elektroshokut nga forcat e policisë në Angli dhe Uells arriti një rekord të lartë në 2019. Kjo lloj arme jo vdekjeprurëse është aplikuar në mbi 2.5000 raste midis 1 Prillit 2018 dhe 31 Marsit 2019. /tvklan.al