Shumë shpejt do të lançohet marka e re e vogëlushes Stormi

Stormi , vajza e Kylie Jenner mund të quhet zyrtarisht biznesmene. Së fundmi nëna e saj i surprizoi të gjithë teksa tregoi se Stormi do të hapë markën e saj të parë. Këtë lajm e dha përmes një videoje të publikuar në “Youtube “ ku ajo flet edhe më shumë për linjën e bukurisë.

3-vjeçarja shihet në zyrat e “Kylie Cosmetics”, me një tavolinë rozë e të bardhë për fëmijë, të cilën Jenner e quajti “zyra ku Stormi realizon bizneset e saj”.

Në këto imazhe, Jenner dhe nëna e saj diskutojnë për linjën e gjatë të grave sipërmarrëse në familjen e tyre, modelet që Stormi ka në jetën e saj për të ndjekur.

Aktualisht ajo po lançon një markë sekrete të vogël së shpejti me të cilën kemi punuar për ca kohë”, tha Kylie.

Akoma nuk dihet se për çfarë marke bëhet fjalë, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim dhe se si do të jetë përfshirja e së voglës në këtë biznes të ri.

Stormi Webster, është një ndër bebushat më të njohur e të komentuar në mbarë botën.