Tregon mes lotësh dëshirën e madhe të babait të ndjerë

Megi Fino është anëtarja më e re e Partisë Socialiste. Vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino u prezantua këtë të shtunë, në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS, që mbahet në 30 vjetorin e krijimit të kësaj force politike. Mes lotëve ajo tregoi se kishte qenë dëshira e madhe e babait të saj që të bëhej pjesë e Partisë Socialiste.

Me babain kemi pasur vetëm një konflikt, ai e donte kaq shumë këtë familje të madhe sa donte shumë që të isha pjesë e kësaj familjeje… Baba uroj që të jesh duke më parë sot nga atje lart. Dhe shpresoj që të jesh krenar me mua sot dhe gjithmonë. Do të bëj çmos të jem në lartësinë e emrit që ti më le. Do të angazhohem me mish e shpirt në këtë familje e cila paka qenë e thënë të bëhej pjesë e imja”, tha ajo me lotësh./tvklan.al