E bija e shkrimtarit Ismail Kadere, ka marrë postin e Zëvendës presidentes së Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Ilir Meta në një reagim të bërë në Facebook, e ka cilësuar këtë si një mundësi të mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë, ndërsa i ka uruar suksese Besiana Kadaresë.

Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendës presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.

Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë”, shkruan Presidenti. /tvklan.al