Vajza e Jermey Clarkson, Emily tha se më në fund “ndihej e lirë” pasi u zhvesh për një fushatë lidhur me imazhin pozitiv të trupit. 27-vjeçarja mbajti vetëm pjesën e poshtme të të brendshmeve ndërsa në trup ishte e lyer me ngjyra të ndezura rozë, portokalli dhe të bardhë.

E kam thënë shpesh që e urreja trupin tim. Për vite të tëra kam qenë në luftë me veten, provoja gjëra të njëpasnjëshme që më ndryshonin dhe tkurrnin. Ndërsa më pikturonin, mendoja: ‘Kjo është për të’. Për mua që i mblidhja duart në stomak duke e urryer Verën, djersitesha nën shumë veshje. Për vajzën që qëndronte para pasqyrës duke pickuar fort lëkurën e saj dhe duke i shkaktuar shenja. Për urinë dhe trishtimin e saj”, rrëfeu ajo.

Që nga momenti që furça preku lëkurën time, çdo gjë nuk u vërtit më rreth meje. As pjesëve të vetes që nuk pëlqeja. Nuk kishte vend për pasiguritë e mia. Çdo cep i dhomës ishte i mbushur me fuqizimin e femrës në një shkallë që nuk e kisha parë më parë. Ne jemi art. Ne jemi të jashtëzakonshme”, përfundoi Emily.

50 vajza morën pjesë në këtë fushatë fuqizuese ndaj femrës që promovonte qëndrimin pozitiv ndaj trupit. Emily Clarkson është një nga personazhet që poston shpesh mesazhe të tilla në rrjetet sociale duke ekspozuar anën e errët të tyre lidhur me deformimin e mendimit për veten./tvklan.al