Vajza e Julia Roberts është rritur dhe sapo u shfaq për herë të parë në sytë e publikut dhe në një tapet të kuq

Hazel Moder, 16 vjeç, eci në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, Francë këtë fillim jave për të mbështetur babain e saj Danny Moder në premierën e filmit të tij më të ri “Flag Day”.

Për të gjithë ju që nuk e dini, bashkëshorti i Julias është një kineast i njohur dhe së bashku janë takuar në setin e filmit të tyre “The Mexican” në vitin 2000. Ata sollën në jetë binjakët Hazel dhe Phinnaeus në nëntor të vitit 2004 dhe djalin Henry në qershor 2007.

Fëmijët e Julias kanë qëndruar jashtë vëmendjes së kamerave për pjesën më të madhe të jetës së tyre, për këtë arsye “debutimi” i Hazel në tapetin e kuq ishte një çudi. /tvklan.al