Aktori i njohur Romeo Veshaj është përfolur kohët e fundit për ndarjen nga Jonida Maliqi dhe lidhjen me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia.

Dyshimet lindën pasi aktori dhe Aleksia ndanë në rrjetet sociale foto nga i njëjti vend. Ata po shijojnë romancën e tyre të dashurisë dhe ka qenë vetë vajza e Peleshit që i dha fund thashethemeve dhe vendosi që ta pranojë publikisht lidhjen me Romeon.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto me Romeon ku duken më të dashuruar se kurrë. Kujtojmë se Romeo dhe Jonida Maliqi i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë në muajin Nëntor. /tvklan.al