Vajza e Nertila Kokës rrëfen emrin e artistes me të cilën do të dëshironte një bashkëpunim muzikor




Vajza e Nertila Kokës rrëfen emrin e artistes me të cilën do të dëshironte një bashkëpunim muzikor

19:17 20/07/2021

Studioja e emisionit “Rudina” në Tv Klan ditën e sotme pati një të ftuar speciale, një artiste të re në tregun muzikor, por që mbart në gjakun e saj një emër të njohur për publikun shqiptar. Ajo është vajza e këngëtares Nertila Koka dhe quhet Annie Salius Koka. Ajo ka ardhur për të prezantuar veten si një artiste e re përpara publikut shqiptar. Pjesëmarrja e saj artistike ku edhe provoi veten, ishte pikërisht në vendin ku ka lindur, në Suedi ku mori pjesë në programin “Swedish Idol” që i shërbeu si trampolinë.

Në rrëfimin e saj për veten, ëndrrat dhe pasionet e saj të shumta, ku sigurisht kryeson muzika, Annie tregon edhe për një dëshirë të sajën. Një duet me mamanë e saj dhe një tjetër me një artiste shumë të njohur shqiptare, emrin e së cilës e zbuloni më poshtë.

Rudina Magjistari: E ke menduar që të bësh një duet me mamin? Të këndoni ndonjëherë të dyja, ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend?

Annie Salius Koka: Absolutisht, do kisha shumë dëshirë. Nuk e kam menduar ende në çfarë skene apo nëse do jetë një këngë e vjetër e mamit apo një e re, por e kam absolutisht dëshirë.

Rudina Magjistari: Do ishte bukur.

Annie Salius Koka: Absolutisht, çdo gjë që bëj me mamin është e bukur.

 Rudina Magjistari: Si e ka ndjekur Nertila dhe si ka qenë për ty eksperienca në “Swedish Idol”? Çfarë solli për ty eksperienca në këtë projekt, në këtë garë muzikore?

Annie Salius Koka: Kisha shumë emocione kur isha në skenë kur isha më e vogël sepse ndihesha sikur njerëzit prisnin shumë nga unë dhe ndihesha sikur nuk mundesha t’ia jepja atë emocion që prisnin. Të isha në “Swedish Idol” më ndihmoi shumë të isha më rehat në skenë sepse për të folur përpara njerëzve nuk kam pasur problem, por kënga ngaqë e kam pasion dhe është aq me rëndësi për mua, më bënte me emocione. Më ndihmoi me atë, pastaj kam shokë dhe shoqe nga “Swedish Idol” që i mbaj shumë përzemër dhe eksperienca ishte shumë e bukur. Mora mamin me vete dhe u kënaqëm.

Rudina Magjistari: Cilët janë këngëtarët e tu të preferuar, çfarë muzike dëgjon?

Annie Salius Koka: Më pëlqen shumë jazz, e dëgjoj çdo mëngjes, por nëse do të flisja për artistët shqiptarë, përveç popullore si Merita Halili që më pëlqen shumë, edhe mami kuptohet, Elvana Gjatën e kam shumë qejf, i di të gjitha këngët, Flori, ata që i dëgjojnë të gjithë moshatarët e mi. Më pëlqen shumë muzika shqiptare, ia tregoj të gjitha shoqeve, e dëgjoj shpesh.

Rudina Magjistari: E sheh veten tënde në një këngë, në një videoklip të stilit të Elvanës, megjithëse ka provuar në shumë zhanre në fakt?

Annie Salius Koka: Të preferuarat e mia janë baladat e Elvanës, sidomos “EP 3”, janë të preferuarat e mia. Diçka në atë stil, nuk jam në këngët e klubeve, këngët që janë vetëm me një piano, të qëruara, janë fantastike dhe do të kisha shumë dëshirë ta bëja. Si Elvana ose me Elvanën, ajo do të ishte ëndërr./tvklan.al





Të ngjashme