Ka rreth një javë që Malia Obama, vajza 19-vjeçare e ish-Presidentit Barack Obama, ka shkuar në konviktin e saj në Universitetin e Harvardit.

Vëmendja e publikut dhe e studentëve të tjerë është drejt saj. Por, një incident ka ndodhur mes saj dhe një gruaje të moshuar.

Sipas TMZ, gruaja iu afrua vajzës së ish-Presidentit amerikan, e cila ndodhej jashtë një dyqani dhe i kërkoi që të bënte një foto për nipin e saj. Malia Obama e refuzoi me mirësjellje, thonë dëshmitarët.

Megjithatë, gruaja e moshuar priti jashtë dyqanit dhe shkrepi një foto sapo Malia doli dhe u largua. Në këtë moment, vajza e Barack Obamës ju kthye gruas duke reaguar ashpër. Përkundër pakënaqësisë së ish-banores së Shtëpisë së Bardhë, gjyshja u largua me një foto të Malia Obamës për nipin e saj. /

tvklan.al