Vajza e Paul Walker nderon të atin




Vajza e Paul Walker nderon të atin

13:24 20/06/2021

Meadow Walker po nderon trashëgiminë që la pas babai i saj i ndjerë Paul Walker. Modelja 22-vjeçare mori pjesë në premierën e filmit ‘Fast and Furious 9’, teksa ecte në tapetin e kuq me një fustan të zi me një prerje elegante anash.

Ajo shpërndau një foto në Instagram përpara ngjarjes me mbishkrimin “le të shkojmë” . Aktori Vin Diesel gjithashtu nuk e harroi pa përmendur Walker ndërsa foli me gazetarët në tapetin e kuq.

53-vjeçari gjithashtu diskutoi për vonesën e filmit për një vit për shkak të pandemisë Covid-19. Vin Diesel nuk përjashtoi mundësinë që vajza e Paul të merrte pjesë në këtë film në të ardhmen.

Aktori i ka qëndruar afër Meadow që nga humbja e babait të saj dhe shtoi se marrëdhënia e tij me Paul ishte tepër e veçantë. Aktori amerikan Paul Walker humbi jetën në një aksident rrugor në Kaliforni.

Klan News





Të ngjashme