Lilibet Diana është pretendentja e tetë në radhë për fronin britanik

Vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana është shtuar zyrtarisht në listën e pasardhësve të fronit shtatë javë pas ardhjes së saj në jetë.

Uebfaqja zyrtare e familjes mbretërore u përditësua duke e vendosur emrin e saj në vendin e tetë, pas vëllait të saj më të madh, Archie dhe dy vende pas Princit Harry, i cili është pretendenti i gjashtë.

Meghan Markle nuk ndodhet në listë dhe as Kate Middleton pasi nuk janë të lindura me gjak mbretëror./tvklan.al