Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj, është shpallur sot fituese e “The Voice Kids” në Blegjikë. Sot 15-vjeçarja këndoi ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele, këngë të cilat i dhanë dhe fitoren.

Me një zë dhe interpretim fantastik, Gala mahniti jurinë të cilët e shpallën atë fituese të këtij edicioni.

Rrugëtimi i vajzës së Robert Aliajt në këtë garë ka nisur disa javë më parë, ku që në audicionet e fshehta ajo arriti që të bënte për vete 4 anëtarët e jurisë.

Javë pas jave, Gala tregoi se është shumë e talentuar dhe sot rrëmbeu vendin e parë./tvklan.al