Nuk është habi që Gala të ketë trashëguar talentin e saj në muzikë nga babai, Robert Aliaj, por jurinë belge e ka lënë pa fjalë dhe të befasuar.

Gala ka marrë pjesë në “The Voice Kids Belgium”, ku u prezantua me këngën “Don’t know why”, por zëri i saj ëngjëllor ka bërë që juria dhe publiku të ngrihen në këmbë.

Anëtarët e jurisë ishin “në luftë” me njëri-tjetrin për ta marrë Galën në skuadrën e tyre.

E jo vetëm kaq, në skenë bashkë më Galën, pas përfundimit të performacës së saj, është ngjitur edhe Robert Aliaj, i cili edhe këtë herë ka tërhequr vëmendjen me stilin e tij të veçantë.

I emocionuar për rezultatin e të bijës, Roberti u shpreh se nuk arrinte dot ta përshkruante ndjesinë që i ishte krijuar. /tvklan.al