Vajza e moderatores së njohur Rudina Magjistari, Mia ka festuar 5-vjetorin e saj. Këtë e ka bërë vetë të ditur Rudina përmes disa postimeve në “Instagram”, ku ka ndarë disa momente të ëmbla me të bijën.

Në fotot e publikuara shihet Mia duke pikturuar një flutur dhe një tortë e veçantë me ngjyra ylberi.

Në mbishkrimin e fotove që ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen e vogla ime. Me gjithë ngjyrat e ylberit qoftë e zbukuruar jeta jote”. /tvklan.al