Na ndajnë pak ditë nga nisja e “Love Story 2”, autorja Ilda Lumani ka zbuluar disa detaje dhe risi të këtij sezoni të dytë.

Në një intervistë për Klan News, autorja e “Love Story” theksoi se risia kryesore është padyshim fakti që në fron do të jetë edhe një vajzë, ndryshe nga sezoni i parë që ishte vetëm një djalë.

22 vajzat dhe djemtë do të jenë çdo ditë në programin “Love Story Talk”, i cili do të prezantohet nga Eni Shehu dhe krah tyre do të jetë edhe një panel opinionistësh, te cilët nuk janë në programin e së hënës.

Lumani u shpreh që interesi për vajzën froniste ka filluar të ndihet, pasi tanimë publiku është mësuar me faktin që një djalë kërkon një vajzë në ekran, nisur nga edicioni i kaluar, por një vajzë të kërkojë partnerin e saj mes disa djemve në një program dashurie është vërtetë e veçantë.

Autorja e “Love Story” gjatë një interviste në Klan News ka zbuluar se një nga anëtarët e panelit të opinionistëve do të jetë Zhaklina Lekatari, e cila njihet për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë.

Ajo theksoi se ka qenë surprizuese fakti që të gjitha vajzat e kanë pretenduar fronin, pasi dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Më tej shtoi se vajza që është zgjedhur është spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige pasi i plotëson të gjitha kushtet, dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet.

Spektakli do të nisë më 15 nëntor nën prezantimin e Alketa Vejsiut dhe regji të Vera Grabockës. /tvklan.al