Fenomeni i autizmitështë gjithmonë dhe më i përhapur në kohët në të cilat po jetojmë. Prindërit që kanë një fëmijë me çrregullime të spektrit autik sakrifikojnë shumë nga vetja e tyre, nga jeta e tyre, për t’iu dedikuar kujdesit maksimal i cili duket sikur nuk mjafton asnjëherë ndaj fëmijëve të tyre.

Jeta e tyre merr një tjetër rrjedhë dhe vështirësitë e shumta shpesh i bëjnë këta prindër të harrojnë veten e tyre. Sfidat e këtyre prindërve janë nga më të ndryshmet, sa të përbashkëta në qëllimin e tyre, aq edhe të veçanta.

Suzana Beshiri, gruaja e cila do të vijë sot në studio do të ndajë me publikun rrëfimin e prindërimit me fëmijë të këtij spektri, vështirësitë, përleshjet e kësaj sfide mes dashurisë dhe dhimbjes.

Mirela Milori: Një nga vajzat e tua është me çrregullim të spektrit të sjelljes dhe është Albana.

Suzana Beshiri: Po Albana është.

Mirela Milori: Më trego nga fillimi, kur e kuptove që Albana i përkiste këtij spektri?

Suzana Beshiri: Ajo ka lindur një fëmijë normal, kur ishte 18 muajshe në çerdhe kaloi atë kalon çdo fëmijë, pati shumë pasoja, pastaj ndërpreu të folurën dhe gjithçka.

Mirela Milori: Kaloi në temperaturë të lartë?

Suzana Beshiri: Po dhe i dëmtoi trurin.

Mirela Milori: Kur fillove ta kuptoje se diçka nuk po shkonte?

Suzana Beshiri: Humbi belbëzimin, nuk po lëviste asgjë, e ndërpreu edhe të ngrënin. Nuk e mendoja se ishte e sëmurë, nuk e kam ndarë nga çerdhja, as nga kopshti, nuk e kam lënë as të izoluar që kjo është gjëja më kryesore për një fëmijë të sëmurë. Nuk duhet izoluar, duhet pranuar ashtu siç është. Në çerdhe dhe në kopësht nuk kishte asnjë reagim, thjesht mendoja se mund të kopjonte diçka, por nuk u bë asgjë. Në kopësht ajo rrinte vetëm ulur në një cep.

Mirela Milori: Po fëmijët e tjerë?

Suzana Beshiri: Ma përbuznin.

Mirela Milori: Po prindërit e fëmijëve reagonin që ti çoje Albanën në kopesht?

Suzana Beshiri: Shumica kundërshtonin dhe nuk donin. Ishte 10 vjeçe dhe ishte akoma në klasën e parë vetëm si e si ta bashkoja me njerëz normalë. Ajo ishte 9 vjeç dhe nga kontrollet i dilte 2 vjeç e gjysmë zhvillimi mendor. Mjekët thanë që është zhvillim i vonshëm, autik, i doli dhe epilepsia. Në shkollë kishte një psikologe shumë të mirë dhe filloi të afrohej me të, ndikonte shumë, por kur futën mësuese të dytë, ajo u largua, nuk më shkoi më në shkollë. Nuk pranonte, shkulte flokët, është shumë e dhunshme vajza. Tani e mbaj me qetsuesa, por prap… /tvklan.al